Brighton dhe City bëjnë “paqe” në sfidën pa objektiva (VIDEO)
Brighton dhe Manchester City nuk shkuan përtej një barazimi 1-1 në sfidën e prapambetur të Premier League, që nuk kishte aspak rëndësi në objektivat dhe renditjen e dy skuadrave.
Në “Amex Stadium” u zhvillua një 90-minutësh mjaft i bukur, mes dy prej skuadrave që gjatë gjithë sezonit na kanë mësuar me paraqitjet e tyre spektakolare.
Të parët në avantazh kaluan “qytetarët” me anë të Phil Foden në minutën e 25-të, ndërsa më pas reagoi mjaft mirë skuadra e De Zerbit. Enciso në minutën e 38-të vulosi golin e barazimit, ndërsa deri në fund rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht rasteve të shumta të të dy skuadrave.
KOHA JONË SONDAZH

