Brighton luan tenis ndaj Wolves, shkon pranë zonës europiane

Brighton mori fitoren e thellë 6-0 ndaj ekipit të Wolves, në një takim që e dominoi të gjithin. Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 6-të me Undav, ndërsa Gross do të gjente rrugën drejt rrjetës dy herë në minutat 13-të dhe 26-të.

Welbeck bëri “poker” për Brighton në minutën e 39-të, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-0. Në fillimin e pjesës së dytë ai realizoi golin e pestë, ndërkohë që Undav vulosi shifrat 6-0.

Pas raundit të 34-të të Premier League, Brighton ngjitet në vend të tetë me 52 pikë, një më pak se Liverpool i vendit të shtatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?