Brighton shokon në fund United, rihapet gara për vendin e katërt (VIDEO)
Rihapet beteja për vendin e katërt në Premier League. Manchester United ka pësuar një humbje shokuese, 1-0 vetëm në fundin e takimit ndaj Brighton.
Djajtë e Kuq shpërdoruan shanse shumë të mira shënimi në pjesën e parë me Antony dhe Rashford. Në pjesë e dytë mundësinë më të mirë për të shënuar e kishte Bruno Fernandes.
Kur dukej se sfida po shkonte drejt një barazimi, në minutat shtesë arbitri akordoi një 11-metërsh, i cili do të ekzekutohej në perfeksion nga Mac Allister.
Brighton me këtë fitore shkon në kuotën e 55 pikëve, ndërkohë që United mbetet e katërta me 63 pikë. Kujtojmë e Brighton ka dy ndeshje me pak se Liverpooli që gjendet e pestë me 59 pikë, dhe një më pak se Djajtë e Kuq. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

