Broja debuton me dy gola dhe i jep fitoren Shpresave ndaj Uellsit

Shqipëria zbulon një talent të ri, i cili quhet Armando Broja. 17-vjeçari i cili luan me të rinjtë e Chelsea-t në kampionatin U-18 të Premier League, debutoi me një dygolësh me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë.

Pas la shenjë me përfaqësuesen U-19, Broja edhe pse hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë të sfidës miqësore ndaj Uellsit realizoi dy herë në harkun e 11 minutave duke i dhënë një fitore me shifrat 2-1 Shqipërisë U-21, që në Selman Stërmasi kaloi britanikët dhe mbajti të lartë moralin pas atij barazimi 2-2 ndaj Turqisë, dy ditë më parë.  Golin e vetëm për Uellsin e realizoi Babos në minutën e 77-të.

Trajneri Bushi bëri shumë ndryshime në formacion dhe në fund iu gëzua fitores që erdhi nën shenjën e Brojas. Shqipëria dhe Uellsi do të ndeshen sërish pas dy ditësh në një tjetër takim miqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?