Broja drejt transferimit te një tjetër skuadër në Premier League

Armando Broja nuk është pjesë e skuadrës së trajnerit Mauricio Pochetino në turin amerikan që po zhvillon Chelsea, si fazë përgatitore në vigjilje të sezonit të ri.

Arsyeja zyrtare e “Bluve të Londrës” lidhet me faktin se sulmuesi i kombëtares është ende duke u stërvitur në mënyrë të personalizuar pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ligamente dhe që e la jashtë fushave të lojës për pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Megjithatë, mediat zbulojnë se e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe ajo lidhet vetëm me të ardhmen e Brojës. Sipas tyre, Chelsea është në negociata të avancuara me Ëest Ham për shërbimet e 21-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

David Moyes është një “fans” i Brojës me trajnerin e “Çekanëve” që beson se sulmuesi shqiptar do t’i garantonte më shumë thellësi sulmit të skuadrës. Ëest Ham fitoi Conference League sezonin e fundit dhe tashmë do të marrë pjesë në Europa League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?