Broja gjithnjë e më pranë transferimit te West Ham
Sporti E Diel, 23 Korrik 2023 16:25
Armando Broja sipas “Sportmediset” është shumë pranë transferimit tek West Ham.
Bomberi kuqezi ka theksuar se dëshiron që të tregojë vlerat e tij te “blutë” e Londrës, por duket se sezonin e ri do të veshë fanellën e West Ham.
Ky lajm gëzon edhe Romën, që me transferimin e Brojës tek “çekiçët”, mund të rikthejë në Itali Gianluca Scamaccan, që me ardhjen e Brojës do të dilte në një rol të dytë në sulmin e West Ham.
KOHA JONË SONDAZH

