FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Broja prezantohet te Southampton: I lumtur që do të luaj në ligën më të fortë në botë (VIDEO)

Armando Broja u prezantua zyrtarisht te Southampton. Sulmuesi kuqezi u prit si një goditje e madhe nga “The Saints”, teksa erdhi në huazim për nje sezon nga Chelsea. Sulmuesi shqiptar foli për herë të parë si lojtar i Southampton ku e vlerëson si një mundësi të artë dhe nuk e fshehu gëzimin që do të luajë në Premier League.

“Jam shumë i lumtur dhe isha shumë i ekzaltuar për t’u bashkuar me Southampton. Sigurisht që është një klub shumë i mirë i Premier League. Klubi ka një histori të rëndësishme dhe luajnë në ligën mê tê fortë e të bukur në botë dhe për një lojtar të ri është fantastike të luash.

Do të jetë e rëndësishme për mua të luaj e të mësoj nga lojtarët më me eksperiencë, nga stafi dhe ekipi. Është një mundësi shumë e mirë për mua”, deklaroi sulmuesi shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?