Brozovic bllokon merkaton e Interit, Roma gati të përfitojë për të marrë Frattesin
Brozovic ende nuk ka mbyllur transferimin te Al-Nassr duke ndërlikuar së tepërmi situatën e merkatos së Interit. Zikaltirt prej ditësh janë duke punua për të transferuar Davide Frattesin, por për momentin nuk ka lëvizje konkrete.
Sipas “Sportmediaset”, Roma është në negociata të avancuara me Sassuolon për shitjen e lojtarëve të rinj, Cristian Volpato dhe Filippo Missori. Qëllimi i verdhekuqve është të përfitojnë të paktën 10 milionë euro nga shitja e dy lojtarëve të rinj dhe më pas të hidhen në sulm për Frattesin.
KOHA JONË SONDAZH

