Brozovic drejt transferimit në Arabinë Saudite, shans i artë për Asllanin tek Interi

E ardhmja e Marcelo Brozoviç duket të jetë shumë larg Milanos. Mesfushori me shumë mundësi do të përfundojë te Al Nassr për 25 milionë euro, duke çliruar zikaltërit edhe nga paga e tij e majme, prej rreth 13 milionë euro në sezon.

Financiarisht, largimi i Brozos, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, është oksigjen për arkën e kompanisë. Marotta e ka gati zëvendësuesin e tij. Davide Frattesi do të zbarkojë në  Milano menjëherë, por sipas Sport Mediaset trashëgimtari i Brozoviç në mesfushën zikaltër nuk do të jetë italiani i talentuar i Sasuolos.

Vendi i kroatitdo të mbulohet nga Calhanoglu, por klubi e di se ka vënë bast një vit më parë për dirigjentin e tyre të ardhshëm, i cili do të jetë Kristjan Asllani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inzaghi e ka trajtuar Asllanin me shumë kujdes gjatë vitit të fundit, por asnjëherë nuk ka pasur dyshime për cilësitë e lojtarit. Tashmë duket se do të jetë shansi i artë për lojtarin e kombëtares sonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?