Bulku: Reja i ka idetë e qarta, mendojmë vetëm për t’u shprehur sa më mirë

Ervin Bulku qëndroi në krye të kombëtares sonë vetëm në një ndeshje ndaj Andorrës pas largimit të Panuccit. Ai është rikthyer në rolin e ndihmësit, por këtë herë të Edi Rejës, teknikut italian, që ka marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare. Në një intervistë për Supersport, Bulku nga grumbullimi në Gjermani, vlerësoi punën që po bëhet gjatë këtyre ditëve në stërvitje, por edhe angazhimin maksimal të Edi Rejës, që po përpiqet të përçojë sa më shpejt idetë e tij te futbollistët.

“Është java e dytë e përgatitjeve dhe mendoj se çdo gjë po shkon sipas planit të përgatitur nga trajneri. Siç edhe po e shikoni, jemi duke u stërvitur në kushte mjaft të mira këtu në Gjermani dhe mendoj se do të jemi gati për të bërë më të mirën për ndeshjen me Islandën.

Reja? Unë mendoj se çdo trajner ka idetë e tij, të cilat i ndërton duke parë edhe grupin e lojtarëve, por edhe cilësinë e tyre. Asgjë nuk është vendosur deri në këto momente, pasi ka kohë për të menduar për skemën. E vetmja gjë që po mendojmë është të gjejmë një mënyrë për t’u shprehur sa më mirë dhe për t’i bërë keq kundërshtarit. Mendoj që trajneri i ka idetë e qarta dhe po ua shpjegon nga dita në ditë lojtarëve, për t’i bindur dhe për t’i ndihmuar të shprehin më të mirën në fushën e lojës, kur të vijë dita e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Islanda? Jemi përballur edhe para 5 viteve, kur kemi qenë në grup, por gjatë kësaj kohe ka ndryshuar Islanda, ashtu si edhe Shqipëria. Besoj që nuk është ajo Islanda që kemi përballuar atëherë, por gjërat ndryshojnë edhe nga ndeshja në ndeshje. Kemi nevojë edhe për pak fat, të cilin besoj se do ta kemi në anën tonë”, u shpreh Bulku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?