Bundesliga gjermane, rënie të të ardhurave

Bundesliga gjermane shënoi një rënie të lehtë të të ardhurave nga të drejtat televizive për periudhën 2021-2025 nga 1.16 miliardë euro në 1.1 miliardë euro për sezon. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit, Christian Seifert në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e hënë teksa foli për arritjen e një marrëveshjeje të re në këtë aspekt.

Shifra totale e të ardhurave të Bundesligës nga të drejtat televizive për këtë periudhë është 4.4 miliardë Euro dhe bëhet fjalë për rënien e parë të tyre që nga viti 2002, ndërkohë që në marrëveshjen e re për të drejtat televizive nuk figuron Amazon me Sky dhe DAZN që ndajnë sfidat e kampionatit mes tyre.

Seifert tha se kjo kontratë mund të përbëjë një trend të ri në vlerën e transmetimit të eventeve sportive pas pandemisë koronavirus. Ai e krahasoi akordin me ata të Ligave më të rëndësishme në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?