Bushi e thotë troç: Zhegrova dhe Sinani sot të thonë ‘po’, nesër nuk të hapin as telefonin!

Trajneri Alban Bushi doli në konferencë për shtyp, përpara ndeshjes tjetër me Sllovakinë, pasi të parën u përmbys me rezultatin 2-3 në Selman Stërmasi. Ai u shpreh se kishte mungesa këtë takim, pasi edhe Panuçi i kishte marrë disa elemente cilësorë. Për çështjen e talenteve që kanë zgjedhur Kosovën, Bushi akuzoi prindërit e këtyre fëmijëve, që bëjnë si atdhetarë të mëdhenj, por të nesërmen nuk të hapin telefonin.

“Është e vështirë kur ke ndërtuar një ekip për pothuajse 1 vit e gjysmë, dhe ke shumë mungesa. Sidomos në mesfushë, si Ramadani dhe Abazaj. Nëse do t’i kishim ato, do ishte më ndryshe. Janë lojtarë që kanë minuta në këmbë dhe e njohin lojën e grupit. Në minutat e fundit, kemi humbur për gabime individuale. Për 90 minuta, Sllovakia është ekip shumë i fortë. Ata kanë pothuajse çdo ndeshje nga 90 minuta, dhe janë më të fortë. Këtë kishim frikë në minutat e fundit, sepse ato lojtarë që kishim, nuk kanë shumë minuta në këmbë. U ndëshkuam nga dy gabime individuale. Në tërësi, lojën e dominuam, mund të shënonim edhe golin e tretë.

Sinani dhe Zhegrova? Ju nuk e keni idenë çfarë bën Federata për t’i marrë këto lojtarë. Ne nuk i marrim dot me zor. Shkojmë atje, i themi, dhe na përgjigjen se do të vijnë. Por, të nesërmen nuk të hapin telefonin. Prindi i tij, që bëjnë edhe si atdhetarë të mëdhenj. Federata nuk ka ç’të bëjë më shumë. Trajneri i ekipit A, unë, kemi shkuar 2-3 herë. Na janë përgjigjur se do vijnë, e të nesërmen nuk të hapin telefonin. Sinani ishte në planet tona, por i pikoi zemra për Kosovën. Zhegrovën e kam marrë në telefon para 3 muajsh, kam folur me të që ta afroj tek U-21, më tha prit, por nuk erdhi. Trajneri Panuçi e kontaktoi, por nuk erdhi. Por, në fund, lojtarët zgjedhin të shkojnë ku të dojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?