Bushi: Shumë lojtarë që kam grumbulluar nuk i njoh, ndoshta si marr më (VIDEO)

Trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në FSHF, ku ka zbardhur listën dhe ka folur në lidhje me tre ndeshjet miqësore që kombëtarja jonë do të zhvillojë.

“Jemi munduar të zhvillojmë tre ndeshje miqësore në harkun e dhjetë ditëve, një me Bosnjën dhe dy me Bjellorusinë. Ekipi i Bosnjës është relativisht i fortë, kjo na vlen për të parë, cilësitë, vlerat dhe gjendja e futbollistëve që kemi afruar për këto miqësore, është një test shumë i rëndësishëm për ta. Më pas do të zhvillojmë dy ndeshje miqësore me Bjellorusinë, të cilët janë të një niveli mesatar, pavarësisht kësaj ne do të bëjmë maksimumin.

Ronaldo Ndreu? Janë disa lojtarë që na janë sugjeruar por unë nuk i kam parë si futbollistë. Do t’i shohim këto ndeshje miqësore dhe nëse arrijnë të bëjnë mirë mund të luajnë e nëse nuk arrijnë të bëjnë mirë, nuk i grumbulloj më. Është rasti i Gurit i cili nuk ka luajtur me Shpresat dhe tani është pjesë e Kombëtares A”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?