FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Busquets i shokuar: Nuk kam fjalë, Liverpooli meritoi gjithçka

Humbja 4-0 e Barcelonës në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit ka qenë një tragjedi për futbollistët katalanas. Busquets ka mbetur pa fjalë pas ndeshjes.

“Ata ishin më të mirë se ne që nga fillimi i ndeshjes. Ne kemi vuajtur shumë presionin e tyre dhe shënimi i golit ishte i vështirë. Nuk duhet të ndodhte sërish pas asaj në Romë. Nuk duhet të ndodhte… Bëmë gjithçka keq. Nuk shënuam asnjë gol, patëm raste por nuk finalizuam.

Më vjen keq, kërkojmë falje për këtë paraqitje. Nuk di të them nëse zbritëm në fushë ose jo, pjesën e dytë. Është një eliminim që djeg shumë, por çfarë të bëjmë. Ky ambient shtyu Liverpoolin dhe ata shfrytëzuan të gjitha rastet. Sinqerisht, nuk di se çfarë të them, si ta shpjegoj”, deklaroi mesfushori katalanas.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?