Bylis triumfon pastër ndaj Kastriotit në duelin e prapambetur

Bylis ka arritur një fitore 0-2 ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e prapambetur të Superligës. Skuadra  Çelës e nisën ndeshjen me malore, pasi Kodra la skuadrën me një lojtar më pak pas vetëm gjashtë minutash lojë.

Ballshiotët marrin avantazhin në minutën e 17-të me Kaçorrin, i cili do të shënonte me kokë. Në të 35-tën, Onanuga gabon duke bërë një ndërhyrje ndaj Ruccit dhe pas një rishikimi me VAR u akordua penallti. Santos nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat.

Ekipi i Shensoit është në vendin e parafundit me 33 pikë pas kësaj fitoreje. Komplikohen shumë gjërat për krutanët, të cilët mbyllin klasifikimin me 28 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?