Cagliari shkatërron Fiorentinën me 5 gola dhe merr vendin e tretë (VIDEO)
Cagliari nuk ka ndërmend që të ndalet në Seria A. Skuadra e Maran ka shkatërruar 5-2 Fiorentinën, duke marrë përkohësisht vendin e tretë në tabelën e renditjes.
Vendasit do të shënonin 3 gola në 45 minutat e para. Fillimisht Rog shënoi pas një aksioni të bukur në minutën e 17-të, Pisacane dyfishoi 9 minuta më pas, ndërkohë që Simeone realizoi në minutën e 34-t dhe më pas u përlot për shkak të lidhjes që ka me klubin vjollc.
Në fillimin e pjesës së dytë Joao Pedro do të shënonte golin e katërt, ndërkohë që Radja Nainggolan do të realizonte një super gol nga distanca. Fiorentina ndërkohë përpiqet që të zgjohet në minutat e fundit duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës me Dusan Vlahovic, i cili gjeti dy golat e parë në Seria A. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

