Calhanoglu dëmtohet si Lukaku, shtohen shanset për Kristjan Asllanin

Problemet me dëmtimet tek Interi në këtë fillim sezoni nuk është se kanë qenë të pakta. Një lajm i keq ka ardhur për Simone Inzaghi tre ditë para ndeshjes kundër Udineses, ndeshja e fundit para pushimit për kombëtaret.

Hakan Calhanoglu nuk do të jetë për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë. Dëmtimi i tij është i ngjashëm me atë të Lukakut, që mund të sjell dhe një muaj mungesë.

Klubi zikaltër ka bërë me dije që gjendja e mesfushorit turk do të rivlerësohet në javën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e tij, mund të sjell më shumë shpresa për Asllanin që të luajë më shumë pasi minutat për të kanë qenë me pikatore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?