Calhanoglu: Do të vuajmë ndaj City-it, por do të japim shpirtin në fushë

Interi është gati më shumë se kurrë për finalen e Championsit ndaj City-it. Në konferencën për mediat ishte i pranishëm Hakan Calhanoglu, një nga pikat më të forta të zilaltërve këtë sezon. Futbollisti turk, i cili do të luajnë në vendin e tij është shprehur se do të japin shpirtin për të fituar.

“Nuk kemi sekrete, do të luajmë lojën tonë duke ditur se City është një skuadër e fortë. Mezi po presim që të futemi në fushë dhe të shkruajmë historinë tonë.

Vitin e shkuar ne luajtëm mirë në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave të forta, por u eliminuam. Tani kemi përmirësuar shumë gjëra, në lojë dhe në mentalitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, ndryshe dhe e komplikuar, por ne do të japim 100% për ta fituar këtë sfidë. Jemi përgatitur për vuajtjen, e dimë që ata luajnë mirë. Do të japim shpirtin në fushë. Jam shumë i sigurt”, u shpreh Çalhanoglu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?