FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cana nga Prishtina: Krenar që do të luaj në stadiumin e Prishtinës

 

Kombëtarja shqiptare ka arritur në Prishtinë pak pas orës 17:00, ku është pritur në mënyrë madhështore nga “Plisat” dhe një numër tifozësh, pranë hotelit ku ata do të qëndrojnë. Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, me të arritur në Prishtinë tha se është i lumtur, që nesër do të zbresë në stadiumin e Prishtinës, duke shtuar se ky stadium është i lidhur me të dhe familjen e tij, sepse edhe babai i tij, Agim Cana ka qenë lojtar i Prishtinës. “Jam krenar që jam në një vend dhe në një stadium me një histori të ngushtë, ku unë kam debutuar dhe ku babai im ka qenë pjesë e ekipit që i përket ky stadium. Shto këtu, në një moment kur kombëtarja jonë ka arritur një sukses dhe i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me kualifikimin në Europianin e Francës”, ka thënë Cana. “Pritja ka qenë shumë e mirë nga çdo person që kemi takuar, çdo makinë na kanë përshëndetur dhe të gjithë njerëzit, ashtu si dhe ‘Plisat’, ndaj dhe ishte vërtet një pritje fantastike”, ka deklaruar Cana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?