Cana: Ngjyrat kuqezi janë të veçanta, Panuçi më jep përshtypje pozitive
Ish kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka folur në vigjilje të miqësores me Norvegjinë, ku preku edhe temën e nxehtë që po bëhet mes federatës shqiptare e asaj të Kosovës, për talentet shqiptare.
“Do përflitet gjithmonë. Vendimi se për kë do të luash është vendim që duhet të merret në fillim. Përderisa ka 2 kombëtare, nuk do të ketë problem se kë zgjedhin lojtarët, Shqipërinë apo Kosovën. Me rendësi është të përfaqësohen denjësisht, edhe pse ngjyrat kuqezi kanë qenë më të veçanta për simbolin që përfaqëson Shqipëria.
Panuçi? Më jep një përshtypje pozitive. Me gjithë presionin që ka, e ka marrë me shumë dëshirë dhe është i angazahuar. Po sjell lojtarë të rinj dhe identitet të ri.
Norvegjia? Mbetet gjithmonë një kundërshtar i mirë, që është edhe ai në ngritje. Për nga cilësia, mund të quhen njësoj si ne”, ka thënë Cana para ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

