Capello: Interi favorit ndaj Milanit në gjysmëfinale, dua Roma-Juve në Europa League

Fabio Capello në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane shprehet se shpreson te një finale Roma-Juventus në Europa League ndërsa flet edhe për përballjen Milan-Inter në Champions.

“Jam surprizuar këtë sezon sepse të shkosh me pesë skuadra në gjysmëfinalet e kompeticioneve europiane nuk është pak. Jam surprizuar sidomos edhe nga dy skuadrat milaneze, Milan dhe Inter kanë bërë gjëra të mëdha. Kuqezinjtë janë ata që kishin më pak shanse në fillim dhe mendoja se do të vuanin më shumë, sidomos ndaj Tottenham.

Por, ishin të zotët ashtu si Inter që eliminoi Barcelonën dhe Benfican. Favoriti në Champions mes Milan dhe Inter? Mendoj më shumë Inter pasi kam parasysh organikën dhe eksperiencën e zikaltërve, por Milan ka më shumë fantazi. Leao është i papërmbajtshëm në duelet një kundër një. Nga ana tjetër do të preferojë shumë një finale Roma-Juventus në Europa League”, u shpreh Capello.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?