Cassano: Benfica dukej si Barcelona e Guardiolës, Allegri duhet të zgjohet
Antonio Cassano përmes një postimi në rrjetet sociale, ka analizuar humbjen e mbrëmjes së djeshme të Juventusit ndaj Benficës, në shifrat 2-2. Ish-sulmuesi ka kritikuar lojën e dobët të skuadrës së Allegrit.
“Ashtu si thotë Allegri nuk ka fitues të këqij, nuk ka nevojë të jesh të bukur, por tani nuk arrijnë që të fitojnë më. Dje ishte një ndeshje perfekte vetëm në 15 minutat e para, goli i Milik. Pas 15 minutave, për 80 minuta dominimin e ojës e bëri Benfica.
Nëse shohim nivelin e pagave mes të dyja ekipeve diferenca është e dukshme, por nga ana tjetër ekipi bardhezi nuk kishte ide. Allegri duhet të bënte ndonjë lëvizje, dje ka bërë ndeshjen më të dobët në 1 vit e gjysmë.
Benfica dukej si Barcelona e Guardiolës, i futën në mes, ishte ekip me ide, ndërkohë që bardhezinjtë jo. Allegri tha se ndaj Benficës do të ishte sfida më e rëndësishme. Perfekte, pjata u servir. Tani të shohim se çfarë justifikimi do të gjejë”, deklaroi Cassano. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

