Cassano kritikon Rrahmanin: Pse nuk bën faull kur Leao të mori topin?

Përmes mikrofonave të “Bobo TV”, Antonio Cassano ka analizuar kualifikimin e Milanit për në gjysmëfinalen e Champions League dhe ka komentuar negativisht edhe mbrojtësin kosovar, Rrahmani.

“Milani luajti një ndeshje si një ekip i vërtetë dhe diferenca prej 24 pikësh në kampionat nuk u ndje fare. Por Rrahmani në aksionin e golit pse nuk shkakton faull? Sapo Leao merr topin nuk ka pse ta lërë të shkojë dhe më pas ta ndjekë kot nga mbrapa. Për mendimin tim Napoli të fillojë të kërkojë për qendërmbrojtës tjetër.

Leao ishte i mrekullueshëm në këtë sfidë. Milani ishte i këndshëm për t’u parë si një skuadër. Ata vuajtën në 25 minutat e para, por më pas luajtën një ndeshje të madhe. Napoli krijoi pak në pjesën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi e përgëzoj Napolin për progresin e bërë, por për të vazhduar më shumë duhet të luash me qendërmbrojtës të nivelit të lartë”, është shprehur Cassano.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?