Cassano: Milani s’ka shanse, edhe nëse luan me ekipin e të rinjve

Ish-futbollisti i Milanit dhe Interit, Antonio Cassano ka folur për Euroderbi e mbrëmjes së sotme mes Interit dhe Milanit, duke dhënë një interpretim të qartë të idesë së tij për rezultatin përfundimtar.

“Milani mund të ketë një shans vetëm nëse Interi luan me 7 lojtarë dhe me fëmijët nga ekipi i të rinjve. Ka mundësi që Milani të mos ta mund dot gjithsesi. Me Leao apo pa të nuk ndryshon shumë, Milani eshte inferior ndaj Interit.

Portugezi nuk është Kaka apo Ronaldinho, nuk është në atë nivel. Për mua duhet të ndodhë një katastrofë që Interi të eliminohet. Pas ndeshjes së parë, paraqitjes së muajit të kaluar dhe epërsisë me dy gola, për mendimin tim nuk ka shanse për kuqezinjtë”, deklaroi Cassano në një lidhje për Bobo Tv. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?