Cassano: Napoli si Leicester, Spalletti njëlloj si Ancelotti
Antonio Cassano ka komentuar për suksesin e Napolit në kampionat që është afër titullit zyrtar. Ai e ka krahasuar me skuadrën e Leicester, që fitoi titullin pak vite më parë.
“U emocionova, m’u kujtua 18 dhjetori në Buenos Aires … Kur fitoi Interi u ndjenë tërmete në Napoli, që donte të fitonte. Pastaj ishte mungesa e vëmendjes në mbrojtje dhe Dia shënoi një gol të mrekullueshëm, atë të barazimit. Do të ishte e diela perfekte, tani do të festojnë të enjten, ose kur do të jetë… Mirë tha Spalletti, kënaqësia në 2 ditë do të jetë edhe më e madhe.
Ajo që ka bërë këtë sezon do të konsiderohet epike, do të jetë histori. Askush në Itali, në fillim të sezonit, nga të qenit kaq i dobët, nuk luajti futbollin më të bukur në Serie A dhe e ‘vrau’ garën e titullit. Mos harrojmë që Napoli ka larguar verën e kaluar 5-6 titullarë.
Trajneri më i mirë sot në botë, duke përjashtuar Ancelottin, është vetëm një: Luciano Spalletti. Ai i ka ngritur të gjithë lojtarët e Napolit në një nivel stratosferik, është diçka unike dhe e paimitueshme. Nga viti 1991 e deri më sot, përveç Juves, Interit dhe Milanit, vetëm Lazio dhe Roma e kanë fituar nga një herë titullin.
Me atë që kishte në dispozicion Spalletti, askush në Itali nga 60 milionë njerëz nuk do ta besonte se Napoli mund ta fitonte titullin. Është e njëjta gjë si me Leicester në Angli, duke shtuar se Napoli ka luajtur futbollin më të bukur në Evropë”, deklaroi Cassano.
KOHA JONË SONDAZH

