Ceballos dhe Aubameyang dhurojnë spektakël, Arsenali mund Burnley-n (VIDEO)
Arsenali e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Premier League. “Topçinjtë” e Londrës kanë arritur një fitore të vështirë 2-1 ndaj Burnley-it në javën e dytë. Ndeshja e luajtur në “Emirates Stadium” ishte një spektakël më vete, me të dyja ekipet që luftuan nga minuta e parë deri në të fundit.
Alexandre Lacazette zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13-të, pas një asisti të Ceballos. Spanjolli ishte futbollisti më i mirë në fushë për skuadrën londineze duke qenë mjaft i saktë në mesfushë dhe me një teknik mbresëlënëse. Miqtë arritën që të barazonin përkohësisht rezultatin në fundin e pjesës së parë me Barnes.
Në fraksionin e dytë Arsenali luan mjaft mirë duke krijuar shanse të shumta për shënim. Në minutën e 64-t, Ceballos rrëmben një top në mesfushë, pason për Aubameyang, i cili me një lëvizje shumë të bukur në hyrje të zonës e dërgon topin në rrjetë. Ky ishte goli i dytë në dy ndeshje për bomberin nga Gaboni. Arsenali ndërkohë ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me pikë të plota 6, pas 2 ndeshjesh. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

