FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çelsi bën gati 120 milionë euro për Levandovskin e Bajernit

Çelsi është në kërkim të një bomberi për sezonin e ardhshëm, pas Alvaro Morata nuk ka bindur aspak, dhe pritet që të largohet këtë verë. Në orët e fundit është përfolur shumë për një afrim të mundshëm të Robert Levandovskit, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Bajerni.

Dëshira e madhe e polakut është që të largohet te Real Madrid, por madrilenët së fundmi nuk po shfaqin më interes për të. Blutë e Londrës kërkojnë ta blejë sulmuesin e Bajenit, i cili mund të kushtojë 120 milionë euro.

Shuma e të hollave do të sigurohet nga shitja e Moratës dhe e ndonjë futbollisti tjetër. Shifra duket se është e parefuzueshme nga bavarezët që mund të heqin dorë nga një prej sulmuese më të mirë në botë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?