FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çelsi dhe Lampard gjejnë fitoren e parë në Premier

Ka vuajtur jo pak Çelsi përballë Noruiçit, por më në fund skuadra e drejtuar nga Frenk Lampard ka arritur të shijojë fitoren e parë në këtë sezon të Premier Ligës, teksa në dy javët e para kishte koleksionuar një humbje dhe një barazim. Sot, blutë e Londrës kanë fituar me rezultatin 3-2 në transfertë, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve.

Heroi i takimit për skuadrën e Frenki Lampard ka qenë Temi Abraham, që me dygolëshin e tij ka udhëhequr ekipin drejt fitores duke lënë pas shpine kështu penalltinë e humbur në finalen e Superkupës së Europës përballë Liverpulit.

Pjesa e parë ka qenë spektakolare dhe u mbyll me rezultatin 2-2, ndërsa në minutën e 68-të ka ardhur goli trepikësh i Abraham.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?