Çelsi fiton FA Cup, Hazard “nderon” Konten në sfidën e fundit (VIDEO)

Çelsi ka fituar për herë të tetë Kupën e Anglisë, “FA Cup”, duke e mbyllur sezonin me trofe, pavarësisht se nuk siguruan as pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Londinezët e drejtuar nga Antonio Konte mundën 1-0 në “Uemblei” Mançester Junajtid.  Në mesin e pjesës së parë ndodhi episodi që vendosi fatet e finale.  Hazard fitoi një penallti, pas faullit të Evans, dhe e shndërroi në gol.

Kjo ishte penalltia e parë e dhënë në finalen e “FA Cup”, që nga viti 2004, ndërsa ky ishte goli i tij numër 17 në këtë sezon për Hazard. Junajtid barazoi me Aleksis Sançez, por goli u anulua nga “VAR”. Blutë e Londrës mbrojtën rezultatin deri në fundin e ndeshjes, teksa kanë siguruar finalen e Superkupës së Anglisë, ku do të sfidojnë Sitin në fillimin e sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?