Çështja e fitimeve kapitale, Juventusi synonte një dënim prej 5 pikësh
Juventus para dënimit prej 10 pikësh në renditje, kishte parashikuar dy rezultate të mundshme për çështjen e fitimeve kapitale për të qenë të kënaqur. Plani A parashikonte shpalljen e tyre të pafajshëm, e cila dukej e pamundur nga relacioni që kishte paraqitur prokurori i FIGC.
Alternativa e dytë, sipas Gazzetta dello Sport ishte një zbritje prej 5 pikësh, që sipas avokatëve të klubit bardhezi ishte më e përshtatshme si nga pikëpamja sportive, ashtu dhe ekonomike.
Me atë dënim, skuadra bardhezi do të ishte në kuotë të njëjtë pikësh me Milanin dhe do të luante kualifikimin në Champions ndaj Milanit në stadiumin e saj. Goditja ekonomike ndërkohë do të ishte disi më rëndë, pasi nëse çdo pikë kushton 5 milionë euro, atëherë Juventusi do të duhet të pguante 25 milionë euro. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

