FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Challandes: Fitore karakteri, lojtarët ishin gati të vdisnin në fushë

Bernard Challandes është arkitekti i kësaj Kosove dhe ka meritë të veçantë në suksesin e “Dardanëve” ndaj Çekisë. Trajneri u shpreh u shfaq i lumtur pas fitores 2-1 duke vlerësuar lojën e bërë nga futbollistët e tij që dhanë maksimumin në fushën e lojës.

 

“Ishte karakteri i ekipit. Ne pësuam gol, por ekipi nuk u dorëzua dhe lojtarët ishin të gatshëm të vdisnin në fushë. Ishte një performancë e jashtëzakonshme e skuadrës. Vendi i parë? Nuk dua të flas momentalisht për kreun, do të luftojmë deri në fund. Ne do të luajmë ndaj Anglisë, Malit të Zi, e në fund ndaj Çekisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të them se ndeshja ndaj Malit të Zi do të jetë vendimtare, por ne duhet ta fitojmë atë ndeshje. Duhet të mbajmë këmbët në tokë. Është një vazhdimësi shumë e mirë (me 15 ndeshje pa humbje) dhe duhet ta uroj ekipin për këtë ecuri”, deklaroi Challandes pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?