Champions League/ Milani kërkon përmbysjen me Leaon ndaj Interit, ja detajet e Euroderbit të kthimit

Sot në mbrëmje do të mësohet dhe finalisti i parë i Champions League. Inter dhe Milan do të kërkojnë biletën e parë në një Euroderbi që pritet të dhurojë spekakël dhe emocione.

Zikaltrit vijnë me avantazhin 2-0 në ndeshjen e parë megjithatë ende nuk kanë siguruar asgjë. Lajmi i mirë për tekniku Stefano Pioli është rikthimi i yllit të skuadrës, Rafael Leao ndërkohë mungesë e sigurt është ajo e Benaccer i cili u dëmtua në aktin e parë. Nga ana tjetër tekniku Inzaghi ka në dispozicion të gjithë grupin e plotë të lojtarëve.

“Ekipi po përgatitet në mënyrën më të mirë, janë të vendosur për të bërë më mirë dhe për të fituar ndeshjen. Ne kemi një objektiv të rëndësishëm në mendje, të fitojmë ndeshjen për t’u kualifikuar në finale siç askush nuk do ta kishte parashikuar ndonjëherë. Tanimë shumë se kurrë. E di që mund të luajmë një ndeshje të”, deklaroi Pioli

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si trajner e përgatis çdo lojë në të njëjtën mënyrë. E dimë se është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Inter por kjo nuk na e shton presionin. Kemi një avantazh mëse të merituar nga ndeshje e parë, por kjo nuk do të thotë që do të luajmë vetëm në mbrojtje. Duhet të luajmë në mënyrën që vetëm Inter di, duke e ditur se kemi një ekip të forte përpara”, u shpreh Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacionet e mundshme – Inzaghi vijon t’i besojë skemës 3-5-2. Onan do të jetë në portë, Darmian, Acerbi dhe Bastoni në mbrojtje. Dumfries, dhe Di Marco do të jenë si mesfushor krahu, ndërkohë që Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan formojnë trinomin qëndror në mesfushë. Lautaro Martinez dhe Dzeko është dyshja e sulmit.

Në krahun tjetër Milani me Piolin do të luajë me vendosjen 4-2-3-1. Maingnan do të luajë në portë, Tomori dhe Thiaw në qendër dhe Hernandez e Calabria në krahë. Para tyre do rreshtohen Krunic dhe Tonali, ndërkohë që Leao, Diaz dhe Saelemaekers do formojnë trinomin pas Giroud.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?