Champions League/ Reali sfidon Chelsea-n e Lampard, duel spektakolar mes Milanit dhe Napolit

Champions League vijon sonte në mbrëmje me dy ndeshje të tjera spektakolare, që pritet të sjellin emocione dhe spektakël. Real Madrid do të presë në “Bernabeo” Chelsea-n e 1001 problemeve.

Skuadra e Ancelottit është ndjeshëm e favorizuar në këtë takim, por Blutë e Londrës nga ana tjetër besojnë te fati që mund t’u sjellë Lampard, duke kujtuar suksesin e pak viteve më parë kur drejtimin e ekipit e merrte në një fazë të vështirë Di Mateo dhe më pas fitonte trofeun.

Los Blancos nuk do të kenë për shkak dëmtimi vetëm mbrojtësin Mendy, ndërkohë që Chelsea vijon të mos llogarisë në shërbimet e tij Brojën dhe Aubameyang.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë interesante do të jetë sfida tjetër mes Milanit dhe Napolit. Skuadra e Spallettit ka qenë dominuese këtë sezon në kampionat duke qenë e shkëputur në krye të renditjes. Nga ana tjetër nuk duhet harruar dhe fakti që ekipi që i ka shkaktuar humbjen më të thellë këtë sezon është pikërisht Milani, pak ditë më parë në shifrat 4-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sifa e parë do të luhet në stadiumin “San Siro”, teksa Pioli nukdo të ketë me shumë mundësi Ibrahimovic dhe Kalulu. Në krahun tjetër dhe Spalletti ka jo pak “dhimbje koke”, pasi do të jetë pa dy sulmuesit Osimhen dhe Simeone. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?