Chelsea bën gati 80 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës
Chelsea do të vijojë me investimet e mëdha në merkato, edhe pse gjatë dimrit investoi plotë 326 milionë euro për transferime të reja.
Sipas mediave spanjolle, Blutë e Londrës kanë hyrë në “garë” për shërbimet e holandezit, Frenkie de Jong, teksa blutë”që janë të gatshëm të derdhin në arkat e “katalanasve” plot 80 milionë euro për “tulipanin”.
Ndërkaq, kujtojmë se për mesfushorin holandez në garë që nga viti i shkuar janë dhe “gjigantët” e Premier League, Manchester United, por skuadra londineze mund të jetë më joshëse në saj të një oferte më të mirë ekonomike. De Jong pritet të zërë vendin e Jorginhos, i larguar gjatë janarit te Arsenali.
KOHA JONË SONDAZH

