Chelsea i beson pankinën legjendës Frank Lampard deri në fund të sezonit

Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Potter deri në fund të këtij sezoni. Frank Lampard do të marrë drejtimin e “Bluve të Londrës” deri në qershor të 2023.

Lajmi do të konfirmohet nga klubi i Chelsea-t në konferencën për shtyp që do të mbahet pasditen e sotme. Lampard do të rikthehet në ish-klubin e tij për të dytën herë si trajner.

Ish-mesfushori i “Tre luanëve”, i drejtoi londinezët nga korriku i vitit 2019 deri në janar të vitit 2021. Lampard do të bëjë debutimin e tij të dytë me Chelsean në fundjavë ndaj Ëolverhampton në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?