Chelsea kërkon të transferojë portierin e Interit për 40 milionë euro

Chelsea shumë shpejt do të takohet me drejtuesit e Interit për të diskutuar në lidhje me një transferim të mundshëm të portierit Andre Onana. “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi londinez po e ndjek prej kohësh situatën e ish-portierit të Ajaxit. Për të shkuar te “gardiani” nga Kameruni, Todd Boehly, pronari i pasur i klubit anglez, është gati të investojë rreth 40 milionë euro.
Chelsea është gjithashtu i gatshëm t’i ofrojë Interit Kepën, portierin aktual të Bluve. Nga ana tjetër, klubi i Zhang do të duhet të vendosë nëse do besojë te aftësit e portierit spanjoll, i cili ka luajtur pak në sezonin e fundit.
Oferta prej 40 milionë eurosh duket shumë tunduese, teksa do të ishte një fitim kapital i madh, pasi portieri kamerunas ka ardhur me parametra zero nga Holanda. Interi më pas do të hidhej në sulm për portierin e Empolit Vicario, i cili ndiqet nga shumë klube të mëdha. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

