Chelsea mund Dortmundin në Londër dhe shkon në çerekfinale, Benfica kalon me 5 gola (VIDEO)

Chelsea mes krizës së rezultateve në kampionat, arrin të marrë një fitore të madhe 2-0 ndaj Dortmundit, duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale të Championsit. Pas humbjes minimale 1-0 në duelin e parë, Blutë e Londrës arritën të përmbysnin gjithçka.

Sterling do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 43-të me një goditje të saktë brenda zonës. Në fillimin e pjesës së dytë Chelsea do të gjente dhe golin e dytë, këtë herë me Havertz, që do të ekzekutonte saktë një 11-metërsh.

Benfica siguroi një biletë për në çerekfinale, pasi fitoi thellë 5-1 ndeshjen e kthimit ndaj Clube Brugge. Rafa Silva, një dopietë e Ramos, Joao Mario me penallti dhe Neres ishin autorët e golave për skuadrën portugeze, ndërkohë që në krahun tjetër Meijer realizoi golin e vetëm. Ndeshja e parë ishte fituar 2-0 nga skuadra portugeze. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?