Chelsea nuk e qan largimin e Hazard, pasuesin e belgut e ka në ekip

Eden Hazard ishte një nga transferimet e bujshme të kësaj merkato vere, pasi sulmuesi belg la Chelsean dhe u ble nga Real Madridi për rreth 100 mln euro.

Reali fitoi një lojtar kalibri, ndërsa anglezët humbën një lojtar që ishte lider për kaq vite në Londër.

Gjithsesi, drejtuesit nuk shqetësohen pasi pasuesin e Hazard e kanë në ekip, madje e kanë blerë që në janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për Christian Pulisic, i cili u ble nga Borusia e Dordmundit për 65 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Amerikani ka bërë për vete tifzozët dhe shokët e skuadrës gjatë fazës përgatitore.

Shoku i tij i skuadrës,Ross Barkley u shpreh:

E dimë që Hazard është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ne kemi lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm. Kemi marrë Christian Pulisic, një talent i mrekullueshëm. Të gjithë e dinë se Eden ishte një lojtar i madh, por tani është larguar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?