Chelsea refuzon dy ofertat e Realit për Hazardin, transferimi çështje ditësh
Transferimi i Eden Hazard te Real Madrid gjatë kësaj vere, duket se është vetëm çështje kohe. Klubi merengues do të duhet të pres ndeshjet e kombëtareve për të tentuar transferimin e belgut, që i është bashkuar kombëtares së Roberto Martinez.
Drejtori i përgjithshëm i Realit, Jose Angel Sanchez ka udhëtuar në Londë për të zhbllokuar situatën, teksa sipas të përditshmes belge “HNL”, klubi anglez ka hedhur poshtë dy oferta. E para ishte 100 milionë euro në muanin prill, ndërkohë që e dyta ka qenë 120 milionë euro, e bërë disa orë më parë.
Chelsea kërkon që ta shesë për të paktën 150 milionë euro, por me kontratën që i skadon Hazardit, verën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur.
Oferta e dytë 120 milionë euro, përfshin 20 milionë euro përfshin bonuset nga paraqitjet e lojtarit, ndërkohë që fillimisht do të paguhen 100 milionë euro. Marrëveshja e madrilenëve me futbollistin, është arritur prej kohësh, por tashmë duhet gjetur gjuha e përbashkët edhe me skuadrën angleze. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

