Chelsea rigjen fitoren ndaj Fulham-it, vendosin Higuain dhe Jorginho (VIDEO)

Chelsea ka fituar me rezultatin 2-1 në fushën e Fulham-it, duke ruajtur ritmin e skuadrave kryesore të Premier League në luftën për një vend në zonën Champions.

Fillimisht ishte Higuain që shënoi nga brenda zone pas një pasimi nga Azpilicueta në minutën e 20-të. Gjithsesi festa e “Bluve” zgjati vetëm 7 minuta sepse Chambers barazoi shifrat në 1-1.Gjithsesi Chelsea reagoi duke kaluar sërish në avantazh me Jorginhon.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e 6-të, 2 më pak se Manchester United, i cili aktualisht ndodhet në zonën që të dërgon në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?