FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea sfidon Barcelonën për shërbimet e yllit të Juventusit

Barcelona nuk është e vetmja skuadër e interesuar për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, pasi Chelsea ka menduar për ta pasur në ekip boshnjakun,

Sipas gazetës “Corriere dello Sport”, specialisti 28-vjeçar i goditjes së lirë është objektivi për disa klube të mëdha këtë verë. Ai tashmë ka qenë i lidhur me blaugranët që e konsiderojnë atë trashëgimtar të Andres Iniesta që ka udhëtuar drejt Japonisë.

Gjithashtu, vëmendje të situatës së Pjanic po i kushton dhe Chelsea. Juventus besohet se do kërkoj rreth 80 milion euro për lojtarin, pasi ai është nën kontratë deri në qershor 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë sezon, Pjanic kontribuoi me shtatë gola dhe 14 asistime në 44 ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?