Chelsea zyrtarizon afrimin e Fofana për 70 milionë paund

Wesley Fofana është lojtari më i ri Chelsea-t. “Blutë” e Londrës zyrtarizuan sot afrimin e mbrojtësit 21-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë 7-vjeçare.

“Dy ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe jam shumë i lumtur. U stërvita këtë mëngjes me ekipin dhe është një ëndërr e bërë realitet për mua.

Unë jam këtu për të fituar trofe, Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, gjithçka. Kam ardhur këtu për të fituar dhe klubi është ndërtuar për të fituar trofe, kështu që unë jam këtu për këtë qëllim”, deklaroi Fofana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fofana u ble nga Leicester City për shifrën e 70 milionë paundëve plus bonuset. Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella dhe së fundmi Wesley Fofana gjatë, janë tri afrimet në mbrojtje që zëvendësojnë largimet e Rudiger dhe Christiansen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?