Chiesa i “shkel syrin” Juventusit: Përmirësohem shumë në krah të Ronaldos

Federico Chiesa është një nga talentet më të spikatur në futbollin italian, teksa Fiorentina nuk heq dorë prej tij pa 100 milionë euro. Me 14 gola në 86 ndeshje me fanellën e Fiorentinës, lojtari ka oferta nga shumë skuadra, por duket se ai synon të veshë fanellën bardhezi. Sulmuesi italian i ka dhënë një sinjal të qartë Juventusit nëpërmjet Ronaldos.

“Cristiano Ronaldo nuk ka talentin e Messit, por ka fituar po aq Topa të Artë sa edhe ai. Ai është një futbollist ekzemplar, që të mëson se si duhet të punosh për të qenë gjithnjë në majë. Ai kujdeset për çdo detaj dhe kjo është ajo që e bën të veçantë. Ndaj ta kesh si koleg të ndihmon të rritesh si profesionist. Unë kam punuar shumë për të ardhur deri këtu. Kam besuar për të qenë në këtë nivel në Serinë A, duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Të shënosh në Serinë A nuk është e lehtë”, ths Chiesa për “Tuttosport”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?