Chukwueze mbërrin për vizitat mjekësore te Milani: I lumtur që ndodhem këtu!

Milani është skuadra më aktive në merkaton e ekipeve italiane. Kuqezinjtë siguruan edhe shërbimet e Samuel Chukwuezes nga Villarreali për 28 milionë euro, përfshirë bonuset.
Duke gjetur më një fund një lojtar cilësor për krahun e djathtë të sulmit. 24-vjeçari nigerian do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Milanin. Nga e cila do të përfitojë rreth 4 milionë euro neto në sezon. Sezonin e fundit e mbylli me 13 gola dhe 11 asiste në La Liga.
Chukwueze kreu testet mjekësore ditën e mërkurë, teksa sot do të firmosë kontratën me “Djallin” dhe do të zyrtarizohet si përforcimi i radhës i klubit italian. Pas emrave si Marco Sportiello, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romero, Christian Pulisic dhe Tijjani Reijnders.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, u shpreh shkurtimisht lojtari afrikan, i cili do të stërvitet i vetëm në Milanello gjatë këtyre ditëve.
KOHA JONË SONDAZH

