Cikalleshi gjen golin e 7-të në Arabinë Saudite, por ekipi i tij humbet (VIDEO)

Sokol Cikalleshi nuk ka ndërmend të ndalet në Arabinë Saudite. Sulmuesi i kombëtares sonë ka shënuar golin e 7-të sezonal. Në minutën e 32-të, kur rezultati ishte 1-2, Cikalleshi, pasi mori një top nga Poko, u fut në zonë, shmangu disa kundërshtarë dhe goditi nga një kënd i vështirë, duke mposhtur edhe portierin.

Gjithsesi ky gol i Cikkaleshit nuk i vlejti për asgjë Al Khaleej, pasi Al Shabab në pjesën e dytë shënoi një tjetër gol për rezultatin përfundimtar 2-3. Al Khaleej vazhdon të jetë në një situatë të vështirë në renditje, pasi mban vendin e parafundit me vetëm 17 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?