Cikalleshi: Nder të përfaqësosh kombin tënd, me Panuccin isha i pafat

Sokol Cikalleshi është rikthyer në kombëtare pas një mungese të gjatë. Bomberi kavajas ka zbritur për herë të fundit në fushë me fanellën kuqezi më 31 maj të vitit 2014, në miqësoren e humbur 0-1 ndaj Rumanisë. Me ardhjen e Rejës, më në fund ka pasur hapësira edhe për të, teksa në konferencën e radhës për shtyp nga Gjermania ai është shprehur se do të japë maksimumin.

“Të jesh në Kombëtare është gjithmonë kënaqësi dhe të kontribuosh për kombin tënd është nder. Po punojmë me intensitet të lartë dhe shihet qartë që si stafi dhe ne lojtarët, jemi të një mendjeje. Uroj që këtë punë ta konkretizojmë me rezultat kundër Islandës.

Mungesa me Panuccin? Në dy grumbullimet e vitit të kaluar me Panuccin, kam qenë i pafat, pasi isha i dëmtuar. Ftesa më ka ardhur. Dihet si shkuan gjërat me Panuccin, duhet ta lëmë pas dhe të nisim një kapitull të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Loja me dy sulmues? Duke iu referuar sistemit të ti të Rejas, sulmuesit kanë më shumë përparësi për të luajtur. Nga 4 sulmues, do të luajmë dy, pavarësisht se varet sesi shkojnë gjërat. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i harmonizuar dhe nuk kemi patur probleme, kushdo që ka luajtur ne e kemi mbështetur. Luan Sadiku, Balaj, Uzuni apo unë, mbështetja do të jetë maksimale. Harmonia dhe fryma pozitive e krijuar do të na ndihmojnë shumë në dy ndeshjet e radhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak fat para porte? Kam shënuar dy gola me Kombëtaren dhe shumë shtylla, por nuk kam mbetur i pakënaqur. Duke qenë se do të luajmë me dy sulmues shanset janë për të qenë afër portës. Goli nuk është qëllim në vetvete, me shumë kanë rëndësi rezultatet”, deklaroi sulmuesi i kombëtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?