Cikalleshi shkëlqen në Arabi, shënon një tjetër gol (VIDEO)
Sokol Cikalleshi vijon të jetë protagonist në Arabinë Saudite. Skuadra e Al Khalej beson te mbijetesa, për të realizuar atë që ishte objektivi madhor i këtij sezoni.
32-vjeçari shënoi edhe në sfidën e javës së 25-të kundër Al-Etifaq. Cikalleshi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-t, duke shënuar me penallti.
Ky është goli i 9-të sezonal për bomberin kuqezi. Në fund Al-Khalej triumfoi me rezultatin 2-1 dhe iu largua përkohësisht zonës së rënies nga kategoria.
KOHA JONË SONDAZH

