City bën gati dy largime, ja dy afrimet e mëdha që mund t’i zëvendësojnë

Manchester City është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ardhshëm. Sipas informacioneve të raportuara nga “The Telegraph”, klubi anglez ka në shënjestër Mateo Kovacic.

Mesfushori i Chelsea-t është alternativa e Jude Bellingham, objektivi numër një dhe ëndrra e të gjitha klubeve të mëdha evropiane. Lamtumirat e mundshme të Bernardo Silvës dhe Ilkay Gündogan mund të bëjnë që “qytetarët” të hidhen në merkato për të gjetur zëvendësuesit.

Kroati 28-vjeçar mund të jetë një okazion i vërtet, teksa kontrata e tij me londinezët do të skadojë në vitin 2024. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?