City “blindon” kreun, Sterling shënon tripletë ndaj Watfordit (VIDEO)

Manchester City nuk ka ndërmend që ta lëshojë vendin e parë në renditjen e Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar me lehtësi 3-1 ndaj Watfordit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të. Fraksioni i parë ishte i bllokuar, me të dyja skuadrat që shpërdoruan mundësi shënimi.

Menjëherë në startin e të dytës do të dilte në skenë Sterling, i cili shënoi tre gola brenda 13 minutave, duke i dhënë një ndryshim total ndeshjes. Në minutën e 66-të, Deulofeu shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, që kishte vlera sa për statistika.

City mbetet në krye të renditjes me 74 pikë, 4 më shumë se Liverpooli, por me një ndeshje më shumë të luajtur. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?