City dyfishon avantazhin me Sterling dhe i anulohet një gol me VAR (VIDEO)

Manchester City ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën po vijon lojën spektakolare me shumë pasime ndaj West Ham. Në minutën e 51-të, Kevin De Bruyne bën një kundërsulm të shpejt dhe shërben për Sterling.

Sulmuesi i “qytetarëve” kontrollon topin me qetësi dhe më pas e dërgon topin në rrjetë duke i dhënë qetësinë ekipit të tij.

Një minutë më pas sulmuesi anglez bëhet sërish protagonist, por këtë herë duke shërbyer për Gabriel Jesus që e ka të thjeshtë për të shënuar, por arbitri e anuloi pas vendimit të VAR për pozicion të parregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?